Flash

Video/ Alice Finot ngatërron rolet: thyen rekordin europian të 3000 metrave, pastaj i propozon të fejuarit

Lapsi.al 8 August 2024
Video/ Alice Finot ngatërron rolet: thyen rekordin europian të 3000
Francezja Alice Finot, pasi përfundoi e katërta në 3000 metra vrapim me pengesa në Olimpiadën e Parisit me një rekord të ri evropian, i kërkoi partnerit të saj të martohej me të. Një moment habie dhe emocionesh që është duartrokitur nga publiku. Në fakt, ekziston një traditë e vjetër irlandeze që në 29 shkurtin e viteve të brishta një vajzë mund ti propozojë një djali, po natyrisht Finot nuk kishte parasysh këtë kur vendosi ti propozonte të fejuarit të saj. “Ai nuk e kishte bërë akoma, mendova se ndoshta më takonte mua ta bëja", tha Finot, që kishte marrë medaljen e artë në kampionatin evropian në Romë qershorin e kaluar, duke vrapuar nën 9 minuta për herë të parë në karrierën e saj. E pikërisht ky rekord e shtyu atleten të bënte propozimin: “I thashë vetes se nëse vrapoja nën 9′, numri im me fat, kemi 9 vite bashkë...”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI