Flash

Humbje tragjike për ish-mbrojtësin e Milan, Serginho: ndahet nga jeta i biri 20 vjeçar Diego

Lapsi.al 8 August 2024
Humbje tragjike për ish-mbrojtësin e Milan, Serginho: ndahet nga jeta
Një zi e rëndë ka kapluar shtëpinë e brazilianit Serginho, ish-anësorin historik të Milan. 53-vjeçari është duke vajtuar në këto orë humbjen e djalit të tij Diego, vetëm 20 vjeç. Për momentin nuk janë bërë të ditur shkaqet e kësaj humbje të rëndë. Serginho në karrierë e ka kaluar jetën si futbollist mes Brazilit e Italisë. E nisi me Itaperuna, Bahia, Flamengo e Cruzeiro. Pastaj, pas eksperiencës me San Paolo, fitoi gjithcka me Milan nga 1999 në 2008: një titull kampion, një Kupë Italie, një Superkupë italiane, 2 Champions League (2003 e 2007), 2 Supercoppe europiane e një Botëror për klube në 2007. Në vitin 2008, Serginho mbylli karrierën pikërisht në Milano. Mesazhet e afeksionit nga kuqezinjtë dhe më gjerë kanë nisur tashmë në rrjetet sociale: edhe vetë klubi Via Aldo Rossi i ka kushtuar një mendim brazilianit. "Ne mblidhemi rreth Serginho dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tij Diego. Gjithmonë në zemrat tona", ishte postimi i publikuar në X nga Milan. Lexo më tej: Inter në ekstazë pas derbit të fituar, Serginho replikon: "5-1 në derbi mund të ndodhë, 6-0 e Milan mbetet në histori" Menjëherë më pas, ngushëllimeve iu bashkua edhe Inter: “FC Internazionale Milano i shpreh ngushëllimet familjes Serginho për vdekjen e parakohshme të djalit të tyre Diego”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI