Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Stresi e filmonte teksa e rrihnin, Medi Iseni akuzon reperin për kurthin

Lapsi.al 7 August 2024
Stresi e filmonte teksa e rrihnin, Medi Iseni akuzon reperin për kurthin

Historia mes Noizy-t dhe TikTok-erit, Medi Iseni vazhdon… Pas arrestimit të këngëtarit mëngjesin e sotëm një tjetër deklaratë është bërë nga TikTok-eri i cili akuzon reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi dhe babain e tij, Sali Lushaj si personat që kanë thurur planin për rrahjen brutale të bërë ndaj tij.

Siç ka thënë edhe më herët, ai rikonfirmon për Top Channel se Stresi është personi që e ka futur në kurth, duke u bërë kështu viktimë e një sherri të rëndë.

Nga bisedat në Whatsapp, Stresi i kërkon Medit të shkojë te një dhomë në klubin në Pejë, për ta prezantuar me Noizyn dhe siç i thotë ai “për të mbyllur çështjen”. Në përgjigje, Medi i shkruan se nuk dëshirë të takohet, pasi mund të krijohet ndonjë problem. Nga ana tjetër Stresi i garanton që të mos shqetësohet, dhe me këtë mesazh Medi bindet dhe shkon në pikëtakimin, aty ku doli i rrahur rëndë.

Stresi: Hajde këtu te dhoma. Pimë ndonjë gotë. Kur të vijë zini (Noizy) ta prezantoj dhe t’i mbyllim

Medi: Po s’du me u taku me atë brenda pa u kry mos ka ndonjë problem aty brenda

Stresi: Pa merak kam fol më parë

Medi: Okej, a të vij me këta dy brenda, të nisem

Stresi: Hajde këtu jam

Medi Iseni tregon se personi që e ka filmuar teksa e rrihnin rëndë ka qenë Stresi, ndërsa prapa kamerës qëndronte edhe Noizy, për të cilin thotë se kur kanë ndaluar së filmuari e ka rrahur barbarisht dhe në mënyrë çnjerëzore.

Ndërkohë në një audio mesazhi “whatsapp”, ai dëgjohet duke i thënë babait të Stresit se është nisur për në Pejë se bashku me disa nipër e dhëndr të tij për të zgjidhur problemet me Noizyn dhe se nuk ka asnjë qëllim të keq ndaj tij.

“Si je, familjen? Jam rugës në Pejë me nipërat e mi dhe me dhëndrat në një lounge pasi nuk e mbylla me Noizyn siç duhet”, dëgjohet t’i ketë thënë ai.

Babai i Stresit i përgjigjet se “ka shkuar edhe Gani Geci aty, pa problem”, duke i thënë të mos shqetësohet.

Pas sherrit brutal, Medi ka shkëmbyer mesazhe sërish me babanë e Stresit, i cili sipas tij “bën sikur nuk di gjë me ngjarjen e ndodhur”, por në fakt thotë Medi për TCh, ky kurth ka qenë i planifikuar në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Babai i Stresit: Kështu po më thotë një djalë që s’kanë folë hiç, po kanë sharë dhe gjuajtur. U lidhe me Kozakun (personazh i njohur në TikTok, se po flas me të po hapja telefonin.

Medi: Ne as nuk kemi fol, të kallëzon Arkimedi

Babai i Stresit: E di se më tha ai djali. Kanë qenë edhe të Kosovës? Më fal, qetësohu dhe flasim. Medi! Hë Medi si je? A shkove në shtëpi? Fola dhe me Stresin se ishte në gjumë në Kosovë. M’u betua në Zot dhe në çdo gjë që skam pas asnjë sinjal. Flasim kur të vij në Tiranë se s’duhej të ndodhte kurrë. Baba u mërzit boll dhe nuk e di o Met, veç ka ndodhur keq.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI