Flash

Khelif në finalen për medaljen e artë në Paris 2024, Algjeria bën tifo për 'burrin' boksier: "Na bëre të lumtur"

Lapsi.al 7 August 2024
Khelif në finalen për medaljen e artë në Paris 2024,

Imane Khelif ishte protagoniste absolute i fushës legjendare "Chatrier" të Roland Garros. Paris 2024 është edhe ky, brohoritja shurdhuese e mijëra algjerianëve që mbështesnin boksieren hiperandrogjene që shkaktoi kaq shumë diskutime në debutimin e saj olimpik. E në fushën në të cilën Djokovic ishte gjunjëzuar pak ditë më parë pas medaljes së artë, mijëra algjerianë u çmenden, me britma të forta dhe thirrje shurdhuese.

Imane Khelif, e cila tani është ngritur në statusin e heroinës kombëtare, simbolit të grave dhe diversitetit, i bën algjerianët në Francë të ndihen si protagonistë të një beteje për të mbrojtur të drejtat e së cilës tani ndihen udhëheqës. Imane, 25 vjeçare, me krenari pretendon se është grua. Ajo e bëri këtë duke fituar qartë një ndeshje të vështirë, një gjysmëfinale në kategorinë -66 kg që e përballi atë kundër Janjaem Suwannapheng të Tajlandës.

NDESHJE E FITUAR EDHE ME TIFOZË

Imane e nisi me guxim, kundërshtarja e saj u duk e frikësuar edhe nga brohoritjet shurdhuese nga tribuna që ndezi ringun. Më pas tajlandezja e mori veten, megjithëse epërsia e Imane nuk ishte kurrë në dyshim. Në fund, pas një reagimi krenarie në raundin e tretë, erdhi triumfi: 5-0, me algjerianen në ekstazë, e cila gëzohet duke vrapuar dhe kërcyer në qendër të ringut si e çmendur, së bashku me tifozët e saj dhe qindra shalle dhe flamuj në "Chatrier".

Lexo më tej: "Khelif e Yu Ting janë burra": IBA nxjerr analizat, reagon boksierja algjeriane

Tashmë, pas lotëve dhe polemikave të shumta, Khelif sheh objektivin më të lakmuar, ëndrrën e një medalje të artë e cila do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të, duke marrë parasysh polemikat që e kanë goditur që në fillim. Vetëm pak orë më parë, shoqata e boksit IBA deklaroi “Khelifi është burrë”. Jashtë "Chatrier", në rrugët që të çojnë në fushën prestigjioze të Roland Garros, festa algjeriane ishte e çmendur, me flamuj, himne dhe këngë të kënduara me gjithë shpirt.

PRESIDENTI I ALGJERISË: "NA BËRE TË LUMTUR"

"Faleminderit Imane Khalif që i bëre të gjithë algjerianët të lumtur me këtë kualifikim të fortë dhe të mrekullueshëm në finale. Më e rëndësishmja ishte që, dashtë Zoti, u arrit finalja për medaljen e artë. Të gjithë algjerianët janë me ty". Me këto fjalë presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka uruar boksieren hiperandrogjene algjeriane Imane Khelif në një postim në X të publikuar pas ndeshjes që Imane Khelif, fitoi me pikë ndaj tailandezes Janaem Suwannapheng në gjysmëfinalen olimpike të -66 kg.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI