Flash

Kënduan kundër Gjibraltarit, Uefa dënon Morata e Rodri: "Mesazh i qartë për kë përzien politikën e sportin"

Lapsi.al 7 August 2024
Kënduan kundër Gjibraltarit, Uefa dënon Morata e Rodri:
“Gjibraltari është spanjoll”. Kori i kënduar i kushtoi kapitenit të Spanjës Alvaro Morata dhe mesfushorit Rodri një dënim me një ndeshje skualifikim. Në fakt, gjatë festimit për fitoren e Spanjës në Kampionatin Evropian, blerja e ri e Milan dhe mesfushori i City kënduan një refren që detyroi UEFA-n të hapte një hetim i cili përfundoi me vendimin për të ndaluar të dy lojtarët për një ndeshje. Kështu, ata nuk do të jenë në dispozicion për Spanjën në datën 5 shtator kundër Serbisë në Nations League, situatë që është natyrisht në favor të teknikut kuqezi Fonseca. Lexo më tej: Koret kundër Gjibraltarit, Uefa hap procedimin kundër spanjollëve Morata e Rodri

KËNAQËSIA E QEVERISË SË GJIBRALTARIT

Qeveria e Gjibraltarit përshëndeti njoftimin e UEFA-s për rezultatin e hetimit për thirrjet thellësisht fyese dhe diskriminuese kundër qytetarëve të Gjibraltarit nga lojtarët e kombëtares spanjolle Rodri dhe Alvaro Morata, gjatë festimeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Madrid. Vendimi i UEFA-s është një mesazh i qartë për të gjithë ata që përziejnë sportin dhe politikën. Ai justifikon vendimin e Federatës së Futbollit të Gjibraltarit për të ndërmarrë veprime dhe për ta denoncuar. E, cfarë është edhe më e rëndësishme, nënvizon me të drejtë se kori në fjalë hedh baltë mbi futbollin – tha Guvernatori Fabian Picardo në një deklaratë -. Gjibraltari i përket banorëve të tij dhe asnjë këngë tjetër do të jetë në gjendje ta ndryshojë ndonjëherë këtë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI