Flash

Rikthehet Panairi i Librit në Green Coast, interes i lartë nga pushues vendas dhe të huaj

Lapsi.al 6 August 2024
Rikthehet Panairi i Librit në Green Coast, interes i lartë nga pushues

Të gjithë adhuruesit e librit kanë mundur të shijojnë në shëtitoren buzë detit këtë fundjavë “Panairin e Librit” që është mbajtur në Green Coast. Për të tretin vit radhazi ky panair ka ardhur në një bashkëpunim me shtëpinë botuese “Albas” ku për 4 ditë ka mirëpritur të gjithë pushuesit dhe vizitorët të cilët e shohin librin si një shoqërues të rëndësishëm të pushimeve të tyre.

Sipas botueses dhe shkrimtares Rita Petro libri është gjithnjë një alternativë e bukur për të kaluar pushimet verore dhe ku ka më mirë nëse vjen kaq pranë në formën e panaireve.

Mes promovimeve me botime të reja dhe “bestseller”, në këtë panair u prezantuan libra për të gjitha grupmoshat, por duke i kushtuar një vëmendje të veçantë lexuesve të vegjël me një gamë të gjerë titujsh të ndryshëm. Ashtu sikurse në panairet e kaluara edhe këtë vit nuk munguan as librat në anglisht, duke pasur parasysh interesin e lartë të turistëve të huaj që kalojnë pushimet në Green Coast.

Panairi i Librit është një prej aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjatë sezonit veror në Green Coast, si Panairi i Produkteve Artizanale, aktivitete të sporteve ujore, poçeri, kinema verore çdo mbrëmje, ekspozitë me piktura, netë të kërcimit latin, yoga dhe shumë të tjera. Green Coast është vendi ku përveç plazhit, gjen edhe shumë organizime të ndryshme pranë shëtitores buzë detit, në lifestyle center La Vista apo në Qendrën Tregtare Galeria by TEG (Shkrim publicitar).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI