Flash

"Khelif e Yu Ting janë burra": IBA nxjerr analizat, reagon boksierja algjeriane

Lapsi.al 6 August 2024
"Khelif e Yu Ting janë burra": IBA nxjerr analizat, reagon

"Ne ndamë rezultatet laboratorike me IOC vitin e kaluar. Që nga viti 2022 ka pasur dyshime dhe shqetësime nga disa boksiere, kohë në të cilën kemi kryer analizat e gjakut dhe analizat gjinore për boksieret Imane Khelif dhe Lin Yu Ting. Ne gjithashtu i kemi përsëritur analizat në vitin 2023. Këto teste rezultuan se boksierët nuk i plotësonin kriteret e pranimit dhe për këtë arsye u përjashtuan nga Kampionati Botëror”. Me këto fjalë, shefi ekzekutiv i IBA, Chros Roberts, përsërit në një video-konferencë se dy boksieret “janë burra”.

Nga ana e tij, Loannis Filippatos, ish-president i komitetit mjekësor të IBA dhe një gjinekolog, kritikoi IOC për përdorimin e pasaportave si një mënyrë për të përcaktuar gjininë. "Boksi është një sport kontakti. Nëse ka një disavantazh shumë të padrejtë, njerëzit mund të vdesin. Nuk është si sportet e tjera dhe kjo është arsyeja pse ne kemi procedura dhe rregulla," shtoi ai.

Boksierja algjeriane nuk ka qendruar në heshtje dhe pak ditë pas ndeshjes me Angela Carini, sulmoi italianen: “Boksierja italiane më njeh mirë prej vitesh, pasi kam shkuar shpesh në Itali për t’u stërvitur si anëtare e kombëtares. Jam stërvitur me të dhe me trajnerët, të cilët më njohin që kur isha më e re. Ata e përdorën këtë fushatë shpifjesh për të më dobësuar”, tha ajo në një intervistë për SNTV.

Lexo më tej: E quajtën burrë, Khelif thyen hungarezen Hamori e shpërthen në lot: "Luftoj për çdo grua"

Në fund, Khelif e mbylli: "Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën, të gjithë burrat dhe gratë algjeriane, të gjithë njerëzit e botës arabe dhe të gjithë botës që morën anën time në këtë fushatë të egër kundër meje. Bullizmi ka pasoja shkatërruese dhe mund të shkatërrojë njerëzit, vret mendimet, shpirtin dhe mendjen, ndan popujt. Familja ime në shtëpi në Algjeri është e shqetësuar. Flas me ta dy herë në javë, shpresoj që ata të mos lëndohen thellë nga i gjithë kjo. Të fitoj 'të artën' do të ishte përgjigjja ime më e mirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI