Flash

"Jam Taulant Balla" kush është mashtruesi që u kërkon para biznesmenëve

Lapsi.al 6 August 2024
"Jam Taulant Balla" kush është mashtruesi që u

Florjan Gjergji është kthyer në një nga emrat më të lakuar sa i përket jo vetëm medias dhe drejtësisë shqiptare, por kryesisht biznesmenëve të cilët prej disa vitesh janë bërë me ‘makthe’ nga ky person.

Shkodrani i cili vitet e fundit është larguar për të jetuar drejt shtetit gjerman, prej atje ku është drejton grupe të cilët së bashku me njëri tjetrin u vendosin gjoba biznesmenëve në emër të zyrtarëve të lartë.

‘’Jam krybashkiaku i Vlorës’’, ‘’Jam Erjon Veliaj’’, ‘’Jam Taulant Balla’’… në shumicën e rasteve ka përdorur emrin e Erion Veliaj, Taulant Ballës, Artan Lames, Vilma Nushit dhe së fundmi edhe të Pjerin Ndreut.

Ndërkohë që nga këto skema, shuma më e vogël e përfituar niste nga 50 mijë euro.

Emri i Florjan Gjergjit u publikua fillimisht më 7 janar të vitit 2023, operacioni ‘’Signal’’, emër i aplikacionit nga ku Gjergji me anëtarët e grupit të tij flisnin me ‘’viktimat’’ që binim pre e kësaj skeme mashtrimi.

Telegram dhe Signal, dy aplikacione që lejojnë përdoruesin të ketë emra fals, përdoreshin nga Gjergji sepse dërguesit nuk i shfaqet numri i celularit.

Rasti “Florian Gjergji” ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila vijon të përballet thuajse çdo muaj me të paktën nga një “pre” e tij, me të njëjtën skemë, por që lokalizimin dhe arrestimin e ka të pamundur.

Çështja u ngrit pak javë më parë edhe nga kryeministri Rama, i cili në rrjete sociale bëri thirrje për kujdes, të verifikohet paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e asaj që ai e quan “loje kriminale”.

Së fundmi, burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ka pasur disa raste biznesmenësh që kanë raportuar mesazhe të ngjashme, por nuk kanë rënë pre e mashtrimit.

Kjo ka ndihmuar edhe në prangosjen e shumë personave të përfshirë në këtë skemë, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në pranga.

Nuk dihet ende edhe sa do të qëndrojë në arrati shkodrani mashtrues, Florjan Gjergji por duket se ai nuk do të heqë dorë nga ‘’profesioni’’ i tij si shantazhues dhe gjobvënës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI