Flash

Fletë arresti për Noizy/ Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Lapsi.al 5 August 2024
Fletë arresti për Noizy/ Policia e Kosovës kërkon

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar se ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy. Këngëtari do të hetohet për veprat penale "përfshirje në dhunë" si dhe i dyshuar për shkaktim të lëndimit trupor.

Artisti shqiptar nuk është paraqitur në polici për rrahjen masive ndaj Medi Isenit, që e denoncoi për dhunë. Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që kushdo që ka informacion se ku ndodhet Noizy, të bashkëpunojë me autoritetet.

Prej lëshimit të fletë arrestit, Noizy ka anuluar dy koncerte në Kosovë, ndërsa është shprehur se nuk ka qenë në grupin e personave që kanë ushtruar dhunë.

"Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.

Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: info@kosovopolice.com" - thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI