Flash

Berisha bën thirrje për kryengritje: Himara ishte farsë e shëmtuar

Lapsi.al 5 August 2024
Berisha bën thirrje për kryengritje: Himara ishte farsë e

“Mbrëmë vonë u mbyll farsa e shëmtuar zgjedhore në Himarë, në të cilën Edi Rama shpalosi të gjithë mekanizmat e ekzekutimit të votës pa votuar, pa rënë në kuti”. Kështu e cilësoi kreu i PD-së Sali Berisha procesin zgjedhor për bashkinë e Himarës.

“Duke falënderuar të gjithë ata votues, qytetarë që votuan për opozitën, unë i deklaroj sot popullit opozitar se Himara duhet të jetë prova jonë e fundit. Himara duhet të jetë thirrja për çdo qytetar shqiptar se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira.

Të dashur miq, nuk është sot as një meritë të deklarosh këtë gjë. Nuk është meritë të deklarosh se Edi Rama vodhi mandatin. Nuk është meritë të deklarosh se ai mohoi të drejtat kushtetuese të 6135 qytetarëve. Nuk është meritë të deklarosh se ai shtoi në lista mbi 350-400 qytetarë që nuk kanë votuar kurrë në Himarë.

Nuk është meritë të deklarosh se ai përdori të gjithë shtetin kriminal elektoral për të grabitur mandatin e Himarës. Jo miq. Sot thirrja e çdo shqiptari është për opozitën shqiptare të bashkohet në kryengritje të fuqishme paqësore për realizimin e qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës” – tha Berisha që kërkoi ashpërsim të reagimit të opozitës.

“Të drejtat, liria nën pushtim nuk fitohen kurrë me fjalë. Nuk fitohen kurrë me fjalime. Nuk fitohen kurrë në studio televizive. Nuk fitohen kurrë përveçse me zemërim, me revolta të pandalshme, me sakrifica gjer në fitore” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Himara, si fundi i farsës

Himara, guri i fundit kilometrik i votës dhe demokracisë

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI