Flash

Petro Gjikuria: Zgjedhjet e kaluara, kartat e skaduara u lejuan!

Lapsi.al 4 August 2024
Petro Gjikuria: Zgjedhjet e kaluara, kartat e skaduara u lejuan!

"Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë". Kështu u shpreh kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës Petro Gjikuria, sipas të cilit, trajtimi i qytetarëve në Himarë ka qenë i diferencuar lidhur me kartat e skaduara. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjikuria tha se një vit më parë qytetarët me karta ID të skaduara u lanë të votojnë.

“Vitin e kaluar u lejuan me karta të skaduara, kurse këtë herë nuk u lanë të votonin. Ky është një problem se edhe trajtimi i qytetarëve ishte i diferencuar; socialistësve u jepnin karta brenda 24 orëve kurse të anës tjetër u thoshin për dy javë. Kjo nuk është punë fushate. Ne një javë fushatë na lanë. 10 ditë kam bredhur fshat më fshat, kemi folur me qytetarët, nuk ishte problemi i kartave. Kartat e skaduara vitin e kaluar i lanë. Këtu i bëjnë ligjet si të duan vetë. Ata llogarisin numrat dhe nxjerrin ligjet si të duan”.

Po pavarësisht kësaj, Gjikura thekson se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj që do të ndikojë në rezultat. Do të jetë një rezultat i mirë. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të fitojë këtë herë. Do të fitojë demokracia”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI