Flash

Si i shpëtoi burgut ish-shefi i AMP-së, Kushtrim Selimi fluturoi drejt Londrës para vendimit

Lapsi.al 2 August 2024
Si i shpëtoi burgut ish-shefi i AMP-së, Kushtrim Selimi fluturoi drejt

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit vendosi paraprakisht masat e sigurisë për 6 të akuzuarit e AMP-së. Gjykata ka caktuar arrest me burg edhe për Kushtrim Selimin dhe Metin Voglin nga Shijaku. 

Ndërkohë dyshohet se dikush e ka njoftuar Selimin paraprakisht për zhvillimet që do e çonin në pranga dhe ka arritur të largohet për në Kosovë. Me këtë veprim Kushtrim Selimi ka thyer edhe masën e sigurisë për çështjen e parë për të cilën është nën hetim, krijimi i portalit që denigronte drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Ai kishte masë "mos largim jashtë territorit të Shqipërisë", por e ka thyer atë pasi në datën 29 korrik ka udhëtuar nga Prishtina për në Londër. Pasi është informuar se do të dilte një masë sigurie “arrest me burg” për të dhe për Metin Vogli, ish-shefi i AMP-së ka nxituar t’i shpëtojë prangave.

Disa muaj më parë është referuar nga komisariati i policisë Durrës se ka bërë një ndërtim pa leje në bregdetin e Kallmit, një nga zonat më të bukura pranë qytetit të Durrësit. Burime të TCH nga grupi hetimor bëjnë të ditur se nga hetimet e para rezultonte se ndërtimi ishte bërë nga një shijakas, por nga këqyrja e telefonit të Regina Omerit rezultoi se e kishte Kushtrim Selimi dhe se deklarimet e shtetasit nga Shijaku dyshohet të jenë të rreme.

Burimet bëjnë të ditur se është hetuar dhe provuar me deklarime dhe video e sms tek telefoni i Regina Omerit, se ndërtimi pa leje i përket Selimit. Edhe Vogli ka mundur t’i shpëtojë prangave pasi në kohën kur është ushtruar kontroll në banesën e tij nuk është gjetur në banesë. Nuk dihet nëse edhe ai është sinjalizuar paraprakisht nga Selimi për t’u larguar dhe shpëtuar përballjes me grupin hetimor.

Ai akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës duke dashur të marrë përsipër ndërtimin pa leje dhe shpëtuar nga hetimet oficerin e policisë që për herë të dytë brenda këtij viti është shpallur në kërkim. Pas dorëzimit në polici në fund të qershorit, ai u la i lirë, por me detyrim paraqitjeje dhe mos largim jashtë vendit. /TCH 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI