Flash

Chrissy Teigen zbulon sëmundjen e djalit të saj dhe artistit

Lapsi.al 1 August 2024
Chrissy Teigen zbulon sëmundjen e djalit të saj dhe artistit

Chrissy Teigen ka zbuluar së fundmi se djali i saj  dhe John Legend është diagnostikuar me diabet të tipit 1.

"Shumë prej jush vunë re diçka pak të veçantë në një foto që postova disa ditë më parë me fëmijët Luna, Miles dhe unë duke bërë tifozëri për sportisten Simone Biles dhe ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike," shkroi ajo  në profilin e saj në Instagram. Miles kishte ngrejtur duart dhe ju arritët ta kuptonit dhe ju më shkruajtët mesazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë në këtë platformë.

Teigen pranoi se ajo është e vetëdijshme për faktin se "gjërat mund të shkojnë edhe shumë më keq".

“Shumë prindër në mbarë botën po kalojnë gjëra të pazbuluara që nuk mund t'i imagjinonin kurrë,” tha ajo. “Unë ia them vetes këtë sa herë që kam një alarm të kuq përmes telefonatave apo mesazheve.”

Diabeti i tipit 1 është një gjendje kronike që bën që pankreasi të mos prodhojë mjaftueshëm insulinë për trupin. Insulina është një hormon që trupi e përdor për të lejuar sheqerin (glukozën) të hyjë në qeliza dhe të prodhojë energji, sipas klinikës Mayo. Për këtë lloj diabeti nuk ka kurim, por mund të menaxhohet me insulinë, dietë dhe monitorim të kujdesshëm.

Të këshilluara

Lëshohet urdhër arrest për Katie Price

Një urdhër arresti është lëshuar për Katie Price, pasi ajo nuk mori pjesë në një seancë gjyqësore në lidhje me falimentimin e saj. Gjyqtarja e Gjykatës së Fa...

18:36

50 Cent flet për akuzat ndaj Diddy

Reperi 50 Cent, foli për marrëdhënien e tij me Combs– i cili është përballur me akuza për përdh*nim, sulm se*sual dhe trafik se*sual në një sërë padish – në një...

19:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI