Flash

Berisha: Rama dhe Veliaj kalojnë çdo vit 24 milionë euro në kompaninë e tyre

Lapsi.al 1 August 2024
Berisha: Rama dhe Veliaj kalojnë çdo vit 24 milionë euro

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro. Berisha tha se kreu i SPAK. Altin Dumani e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit.

"Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua jo nga Sali Berisha, por u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro. Edi Rama është mitra që pjell çdo minutë, çdo orë, çdo ditë korrupsion, vjedhje, vjedhje, korrupsion. Është ai me Erion Veliajn pronari i vjedhjes së shekullit.

Është ai që firmosi dhe i dha 8 pikë kompanisë që nuk ekzistonte, sepse ishte kompania Rama-Veliaj. Është ai miqtë e mi që nuk lejon konfiskimin e saj, por edhe pse pas shtatë vitesh nuk ekziston nam as nishan i këtij djegësi, dhe janë shpenzuar gjer sot 130 milionë euro, përsëri çdo vit kalojnë nga paratë e taksapaguesve në ndërmarrjen Rama-Veliaj 24 milionë euro.

Sepse Dumani, ky bastard kriminel më i lig se Nuredini, e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit. Paçka se aty o kriminel 10 herë më i poshtër se Nuredini, që nuk sheh firmat e Edi Ramës, firmat e Erion Veliajt, 8 përqindëshin e kompanisë dhe që lejon të paguhet çdo vit e të mos hidhet një tullë.

Miqtë e mi, është Edi Rama gjeneratori, është mitra që mbjell çdo minutë, çdo ditë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Është Edi Rama ai që i dërgoi me Duçkën e tij 225 mijë euro McGonigalit, por kjo nuk është korrupsion, as krim për Dumanin e tij, një lake i marrë peng për krimet e veta. Që vetëm në vitin 2016 kishte deklaruar tre apartamente me rrogë shteti, të cilat jo tre, po as dy nuk ka shqiptar që mund t’i sigurojë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Dokumenti sekret i OSBE për lidhjet kriminale të politikanëve

Të këshilluara

Vendimi/ Qeveria indekson pensionet me 13.5%

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me indeksin 13.5 %. Kjo është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Në vendim thuhet se indeksi i përcaktuar ap...

21:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI