Flash

Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-bashkëshortit

Lapsi.al 1 August 2024
Alma Bektashi flet për tradhtinë e ish-bashkëshortit

Këngëtarja Alma Bektashi ka treguar së fundmi se si e ka zbuluar tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj.

E ftuar në emisionin “Sol”, Alma është shprehur se lajmin  e ka marrë vesh nga portalet.

“Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh përmes portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë".

"Është e vështirë kur je profesoreshë, në koncerte, spektakle, edhe në kështu rastesh pres mirëkuptim në mënyrë absolute. Por duke e parë që luhatet në familje besimi, nuk besoj që duhet të fal…Mund të kem edhe kritika nga publiku, por pa e kaluar në lëkurën time, nuk e kupton”, rrëfeu ajo.

Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti, Sokol Stafa, u ndanë në vitin 2021, pas 25 vitesh martesë. Në atë kohë, u raportua se shkak ishte bërë një lidhje jashtëmartesore e tij me një psikologe divorcesh.

Të këshilluara

Lëshohet urdhër arrest për Katie Price

Një urdhër arresti është lëshuar për Katie Price, pasi ajo nuk mori pjesë në një seancë gjyqësore në lidhje me falimentimin e saj. Gjyqtarja e Gjykatës së Fa...

18:36

50 Cent flet për akuzat ndaj Diddy

Reperi 50 Cent, foli për marrëdhënien e tij me Combs– i cili është përballur me akuza për përdh*nim, sulm se*sual dhe trafik se*sual në një sërë padish – në një...

19:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI