Flash

Paguan 2600 euro për një dietë me omëletë dhe mish, por përfundon në spital

Lapsi.al 31 July 2024
Paguan 2600 euro për një dietë me omëletë dhe mish, por

Me synimin për të humbur peshë, një 43-vjeçar nga Lecce në Itali iu drejtua një kompanie “të specializuar”. Kundrejt një çmimi 2600 euro (të paguara paraprakisht) aty i rekomanduan një dietë që i bazohej në një program ushqimor të bazuar në krem pana, omëletë (secila e përbërë nga 4-5 vezë), shumë mascarpone dhe mish derri. Por, në vend që të dobësohej ai nisi të ndihej keq duke u detyruar t'i nënshtrohej një operacioni për kolecistektominë.

Corriere della Sera shkruan se 43-vjeçari iu drejtua Gjykatës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmin që ka pësuar. Ai u paraqit në spitalin Vito Fazzi në Lecce me dhimbje barku. Pacienti iu nënshtrua analizave të cilat zbuluan një pasqyrë klinike alarmante: mëlçi me volum të shtuar, akumulim anormal të triglicerideve, zgjerim të rrugëve biliare. Në raportin mjekësor nënvizohet se kjo ka ardhur “për shkak të dëmeve” të shkaktuara nga dieta.

Personi thotë se e ka paralajmëruar kompaninë se vuante nga diabeti, hipertensioni dhe apnea e gjumit. Pavarësisht se nuk iu nënshtrua testeve mjekësore apo testeve instrumentale, ai nisi dietën e propozuar, e cila përfshinte konsumim të bollshëm ditor të substancave të pasura me proteina dhe yndyra për afërsisht 20 javë. Dietën nuk e përfundoi pasi përfundoi më herët në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Tepelenë, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është aktivizuar në Tepelenë. Flakët po djegin një sipërfaqe me bimësi në një faqe mali. Flakët rrezikojnë banesat që janë afër. Nuk dihet ende...

20:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI