Flash

Këshilltari i Ballukut emërohet drejtori i ri i Portit të Durrësit

Lapsi.al 31 July 2024
Këshilltari i Ballukut emërohet drejtori i ri i Portit të

Kreshnik Bajraktari është emëruar si drejtori i ri i portit të Durrësit.

Bajraktari zëvendëson në këtë post Pirro Vengun, i cili këtë të mërkurë u betua përpara Presidentit Begaj si ministër i Mbrojtjes.

Vengu u emërua si ministër nga kryeministri Rama, i cili e njoftoi vendimin e tij gjatë Kogresit të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e diel.

Mësohet se drejtori i ri i portit të Durrësit, ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik të Tiranës dhe është me origjinë nga Kukësi.

Pëpara emërimit në këtë post ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Sakaq Erlind Sulo emërohet në vend të Petrit Malaj tek Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Malaj u emërua ministër i Financave. Erlind Sulo ka mbajtur postin e drejtorit të KESH-it

Të këshilluara

Tjetër vatër zjarri në Gjirokastër

Vatra problematike kanë filluar në orët e mbrëmjesnë në Gjirokastër. Mësohet se në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Gjirokastër, ka një rënie të intesitetit të zja...

22:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI