Flash

Kapen me "shtëpi bari", 9 shqiptarë të arrestuar në Belgjikë

Lapsi.al 31 July 2024
Kapen me "shtëpi bari", 9 shqiptarë të arrestuar

Gjykata penale e Leuven në Belgjikë ka dënuar 9 shqiptarë me dënime deri në 5 vjet burg. Mësohet se organizata kriminale operonte në nëntë plantacione kanabisi. Gjithashtu gjykata shpalli të konfiskuar 2.7 milionë euro.

Të dy udhëheqësit organizuan logjistikën dhe mbledhjen e të korrave ndaj edhe F. B dhe S. J morën dënimet më të rënda. F. B mori katër vjet burg, një gjobë prej 32 mijë eurosh dhe duhet t’u kthejë palëve civile më shumë se 200 mijë euro. S. J mori një dënim me pesë vjet burg, një gjobë 40,000 euro dhe gjithashtu duhet të paguajë pothuajse 200,000 euro palëve civile.

Ndërsa i gjithë fitimi u konfiskua, por për shkak se anëtarët e bandës ishin pjesë e një organizate më të madhe, dy figurat kryesore duhet të paguajnë të dy 500 mijë euro. Shqiptarët e tjerë morën 30 muaj burg dhe 8000 euro gjobë. Plantacionet që ishin aktive midis tetorit 2020 dhe janarit 2023 ishin të vendosura në dhe rreth Leuven, kishte edhe një në Antwerp.

Të këshilluara

Aktivizohet një vatër zjarri në Mokër

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës. Mësohet se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë pyjeve. Gjithashtu është ...

23:46

Zjarr i madh në Tepelenë, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është aktivizuar në Tepelenë. Flakët po djegin një sipërfaqe me bimësi në një faqe mali. Flakët rrezikojnë banesat që janë afër. Nuk dihet ende...

20:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI