Flash

I gjenden drogë dhe armë, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 31 July 2024
I gjenden drogë dhe armë, arrestohet shqiptari në Itali

Ditën e djeshme në Albenga të Italisë, policët e komisariatit të PS Alassio kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar me precedentë, i akuzuar për posedim për qëllime trafikimi të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Shqiptari, i cili prej disa kohësh ka qenë nën vëzhgimin e punonjësve të komisariatit, ka lëvizur së bashku me një grup bashkatdhetarësh në zonat përballë bregdetit të Albengës.

Autoritet italiane njoftojnë se paraditen e djeshme operatorë, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së përdorur nga të akuzuarit, në të cilën kanë gjetur një sasi të madhe droge, në veçanti 17 kg hashash, 2 kg kokainë dhe marijuanë të ndarë në pako. Gjithashtu mësohet se u sekuestrua materiali për paketimin e lëndës narkotike si dhe një pistoletë me numër serie të gërryer dhe municionet përkatëse.

Të këshilluara

Aktivizohet një vatër zjarri në Mokër

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Pleshisht të Mokrës. Mësohet se nga flakët është përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë pyjeve. Gjithashtu është ...

23:46

Zjarr i madh në Tepelenë, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është aktivizuar në Tepelenë. Flakët po djegin një sipërfaqe me bimësi në një faqe mali. Flakët rrezikojnë banesat që janë afër. Nuk dihet ende...

20:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI