Flash

Ndryshimet në qeveri, Bardhi kërkesë në Kuvend: Duam 6 orë debat

Lapsi.al 30 July 2024
Ndryshimet në qeveri, Bardhi kërkesë në Kuvend: Duam 6

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar.

Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura.”.

Grupi Parlamentar i PD kërkon që debati të zhvillohet në një kohë prej 6 orësh. “Duke qenë se jemi përpara ndryshimit të përbërjes së Këshillit të Ministrave, që nënkupton një përbërje të re të tij, në përputhje me nenet 12, 46, 48 dhe 110 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit që ndryshojnë përbërjen e Këshillit të Ministrave t’i nënshtrohen debatit parlamentar, prej 6 orësh, të ndarë në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare.”, -shkruhet në kërkesën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

Të këshilluara

Euro prek minimumin historik

Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit ...

13:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI