Flash

Itali/ Policia i sekuestron 600 mijë euro bosit shqiptar të krìmìt

Lapsi.al 30 July 2024
Itali/ Policia i sekuestron 600 mijë euro bosit shqiptar të

Policia e Shtetit në Itali ka konfiskuar pasuri me vlerë rreth 600 mijë euro, që i atribuohen një krimineli me origjinë shqiptare, drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Konfiskimi përfshiu një vilë në Caselle Torinese, 4 makina luksoze, një kompleks i tërë biznesi që operon në sektorin e ndërtimit, cash dhe llogari bankare.

Shqiptari ndodhet në burg që nga maji 2023, si pjesë e operacionit të quajtur “New Bottom Barrel”.

Në fillim të viteve 2000 ai ishte arrestuar me akuzën se ishte pjesë e një organizate kriminale që synonte të ndihmonte imigracionin e paligjshëm, një krim për të cilin ai u dënua më pas në vitin 2002. Në vitet në vijim ai u dënua për marrjen e mallrave të vjedhura dhe, midis 2003 dhe 2004, ai u dënua së bashku me shtetas të tjerë shqiptarë, për krime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Policia ka vijuar edhe sekuestrimin paraprak të aseteve me vlerë mbi 200 mijë euro, që i atribuohen një tjetër autori me origjinë shqiptare, i arrestuar në flagrancë për posedim dhe tregtim të një kilogrami kokainë mbrëmjen e Krishtlindjes së kaluar. Në sekuestrim përfshihej një apartament, 2 makina luksoze, një dyqan në Nichelino, para cash dhe llogari bankare.

Të këshilluara

Euro prek minimumin historik

Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit ...

13:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI