Flash

Syri TV: Ky është një kërcënim i hapur ndaj Ahmetajt para publikimit të intervistës (FOTO)

Lapsi.al 29 July 2024
Syri TV: Ky është një kërcënim i hapur ndaj Ahmetajt

Pak para publikimit të intervistës së dytë së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për Çim Pekën në Syri TV, televizioni ka publikuar një postim që e ka interpretuar si kërcënim ndaj Ahmetajt.

Bëhet fjalë për një postim të gazetarit Adriatik Doçi në Facebook.

‘Thonë se Baba Vanga paskërka parashikuar se gjatë dhjetëvjeçarit të tretë të shekullit XXI treni mund të shtypë një tigër në Zvicër!’, shkruan Doçi në një postim të tij në Facebook.

Media Syri reagoi duke thënë se "Ky duket një kërcënim i hapur ndaj ish/zv-kryeministrit që pritet të lëshojë akuza të rënda ndaj Ramës." 

Kujtojmë se Adriatik Doçi është akuzuar nga Arben Ahmetaj që sajon dosje për llogari të Linda dhe Edi Rames kundër tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI