Flash

Plagòsja në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar

Lapsi.al 29 July 2024
Plagòsja në Pogradec, arrestohet autori i dyshuar

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 24-vjeçarit në Pogradec, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (27 korrik).

Blutë e Korçës bëjnë me dije se po ashtu janë vënë nën hetim dy persona, që dyshohen të përfshirë në ngjarje, konkretisht një 29-vjeçar i cili ka goditur me grushte një 47-vjeçar dhe një 22-vjeçar pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke i penguar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 27.07.2024, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ku pas një konflikti të castit, mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë), një 24-vjeçar, dhe nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi M. Ç., 24 vjeç, banues në Pogradec, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, konkretisht:

-K. K., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 47-vjeçar;

-P. K., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke i penguar gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI