Flash

Lady Gaga konfirmon fejesën me Michael Polansky

Lapsi.al 29 July 2024
Lady Gaga konfirmon fejesën me Michael Polansky

Lady Gaga ka konfirmuar së fundmi fejesën me Michael Polansky!

Në një video të TikTok të postuar nga kryeministri francez Gabriel Attal nga Lojërat Olimpike të Parisit 2024 të dielën, këngëtarja 38-vjeçare shfaqet duke prezantuar atë si "Michael, i fejuari im" teksa bisedon me Attal.

 

Konfirmimi nga vetë këngëtarja e "Bad Romance" vjen tre muaj pasi ajo u pa për herë të parë duke mbajtur një unazë diamanti në gisht ndërsa ishte jashtë në West Hollywood në prill.

Fejesa është momenti historik më i fundit në romancën e çiftit, të cilin fituesja 13 herë e Grammy-t e zyrtarizoi Instagramin në shkurt të vitit 2020. Ajo dhe investitori u bënë tituj të parë në fillim të atij viti pasi u panë duke u puthur  në mesnatën e Vitit të Ri.

Ndërsa të dy e kanë mbajtur romancën e tyre kryesisht larg vëmendjes në vitet që pasuan, Gaga i është referuar atij në intervista si "burri që dua" dhe "dashuria e jetës sime".

Burimet  gjithashtu kanë treguar se dyshja janë marrëzisht të dashuruar dhe të përsosur për njëri-tjetrin. “Gaga dhe Michael janë seriozë dhe janë shumë të dashuruar”, tha një burim për ET në 2022.

Ndërsa paraqitjet e tyre publike kanë qenë të rralla, ata janë parë së bashku në disa raste të veçanta, duke përfshirë inaugurimin presidencial në janar 2021, ku Gaga performoi "The Star-Spangled Banner", dhe në  në Super Bowl 2024 në shkurt.

Të këshilluara

Celine Dion flet për rikthimin në skenë

Celine Dion mahniti botën me rikthimin e saj në hapjen e Lojërave Olimpike Verore të Parisit 2024. Këngëtarja e njohur, 56-vjeçare, ka qenë jashtë vëmendjes ...

19:08

Wiz Khalifa bëhet baba për herë të dytë

Wiz Khalifa dhe e dashura e tij, Aimee Aguilar, janë zyrtarisht prindër të një vajze! Në një video të TikTok që ajo ndau të mërkurën, Aimee tha se "lindi një...

20:06

Megan Fox në pritje të ëmbël?

Megan Fox  ka marrë së fundmi pjesë në videoklipin e ri muzikor "Lonely Road" të Machine Gun Kelly dhe Jelly Roll -. Kur këngëtarët publikuan bashkëpunimin e...

19:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI