Flash

Tajlanda i heq vizat Shqipërisë

Lapsi.al 28 July 2024
Tajlanda i heq vizat Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar se së fundi qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajlandë pa viza, që e çon në 99 numrin e shteteve që nuk kërkojnë vizë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, shkroi ai.

Të këshilluara

Nis sot zyrtarisht fushata në Himarë

Në vazhdën e përgatitjeje për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Himarë më 4 gusht, KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojnë...

09:57

Parashikimi i motit për fundjavën

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika ...

08:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI