Flash

Kurbin/ Dy kushërinjtë kultivuan kańabìs, njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim

Lapsi.al 28 July 2024
Kurbin/ Dy kushërinjtë kultivuan kańabìs, njëri

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cousins” gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.Policia identifikoi 2 shtetas (kushërinj) si autorë të dyshuar të këtij rasti në Kurbin.

Njëri prej tyre u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, ndërsa tjetri u shpall në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cousins”.

Si rezultat i operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga Indrit Çoku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e kushëririt të shtetasit të arrestuar, konkretisht e shtetasit Arben Çoku, 54 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e banesës së shtetasit Indrit Çoku, kishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike i kryer në bashkëpunim”.

Të këshilluara

Tajlanda i heq vizat Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar se së fundi qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajlandë pa viza, që e çon në 99 numrin e shteteve që nuk k...

10:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI