Flash

Ironia e Ramës me ata që "u plakën me Laps në vesh"

Lapsi.al 28 July 2024
Ironia e Ramës me ata që "u plakën me Laps në

Ramës nuk i del e keqja me kritikët e tij "që u plakën me Laps në vesh" duke sulmuar atë personalisht. Në një fjalim alla Fidel Kastro ku shpalli se vendi nuk ka opozitë, "ne nuk i kemi përballë por mbrapa", ku sulmoi gjithë kritikët si kanale dhe portale, ku u ankua edhe për deputetët e vet që bashkëpunojnë me këta armiq për hallet e tyre, ai nuk harroi të merrej me gjëra që nuk kishin lidhje me kongresin e PS, që propogandon Shqipërinë e vitit 2030.

Ai ironizoi ata "që u plakën me Laps në vesh duke luftuar me PS e me mua personalisht, e duke u bërë pastaj qesharak pas rezultatit të zgjedhjeve duke e folur per zgjedhje votash… Nuk kanë faj se atë që të bën PS-ja s'ta bën askush", tha ai.

Bashkë me "Lapsat", si një regjizor që i prishin "mise en scene-n" inati i kryeministrit nuk i kurseu as ata kameramënë që rrinë para spakut për të parë sfilatën e ish ministrave të tij "sikur të ishiin misee". "Kjo është normale të pyetesh dhe të japësh llogari" tha ai sikur haroi se gjysma e kabinetit Rama 1 akuzohen si hajdutë.

 

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Tajlanda i heq vizat Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar se së fundi qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë edhe në Tajlandë pa viza, që e çon në 99 numrin e shteteve që nuk k...

10:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI