Flash

Nis sot zyrtarisht fushata në Himarë

Lapsi.al 27 July 2024
Nis sot zyrtarisht fushata në Himarë

Në vazhdën e përgatitjeje për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në Himarë më 4 gusht, KQZ dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojnë edhe sot një seancë publike, e shtunë, 27 korrik, ora 11:30 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024.

Periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 27 korrik 2024 dhe përfundon në datën 2 gusht 2024. Heshtja zgjedhore përfshin ditën përpara datës së zgjedhjeve, 3 gusht 2024, dhe datën e zgjedhjeve, 4 gusht 2024 deri në orën 19.00.

Ndërkohë KQZ ka vazhduar dje të informojë zgjedhësit e Himarës se cilat janë rregullat e votimit. Në Himarë do të garojnë dy kandidatë dhe rezultatet e shortit përcaktuan se numri 1 (një) në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 (dy) do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”,  Petraq Gjikuria.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika ...

08:46

Lindita Nikolla tregon arsyen e dorëheqjes

Lindita Nikolla E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informaci...

21:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI