Flash

Policia shqiptare dhe malazeze shpëtojnë 11 emigrantë arabë të marrë peng

Lapsi.al 26 July 2024
Policia shqiptare dhe malazeze shpëtojnë 11 emigrantë arabë

Policia e Shtetit, kontribuoi për finalizimin e operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze, mundësojnë gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë, të cilët ishin marrë peng.

Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar.

Si rezultat i angazhimit maksimal, si partner i besueshëm, në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 shtetasve (emigrantë ilegalë, nga vendet e treta) që mbaheshin peng në Mal të Zi, Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet marrjes së informacionit dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, u bë e mundur organizimi i operacionit ndërkombëtar të koduar “Kidnapping”.

Policia Shqiptare ka siguruar informacione për vendndodhjen e këtyre shtetasve dhe për elemente të tjera që çuan në identifikimin e autorëve.

Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani.

Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.

Gjithashtu, u gjetën 11 emigrantët e marrë peng, të cilët ishin dhunuar nga shtetasit afganë.

Operacioni i sotëm është tregues i qartë i bashkëpunimit të suksesshëm të Policisë së Shtetit me homologët e Malit të Zi.

Policia e Shtetit Shqiptar mbetet e angazhuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet e saj, për finalizimin e operacioneve me rëndësi ndërkombëtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI