Flash

"Pistoletë në kokën e Edi Ramës..." nis procedimi për deklaratën e Adriana Kalasë

Lapsi.al 26 July 2024
"Pistoletë në kokën e Edi Ramës..." nis procedimi

Adriana Kalaja është një nga aktivistet opozitare që shpesh lëshon deklarata të forta, që nga premtimi për t'i vënë tritolin kullave të Tiranës, kërcënimet për pushtimin e ambasadës amerikane dhe tani së fundmi për një foto që thotë se ka me pistoletën në kokën e Edi Ramës.

Për këtë të fundit, Policia e Tiranës e ka referuar Kalanë në prokurori, duke e akuzuar për kanosje për shkak të detyrës.

Deklarata u bë në protestën e fundit para bashkisë dhe mori shkas nga botimi i fotos së mësipërme të Kalasë. “Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës” u shpreh ajo.

Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për kanosje për shkak të detyrës të kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI