Flash

Kodi i ri Zgjedhor/ Mediu: Listat janë mbyllur 90%, miopi nga opozita

Lapsi.al 26 July 2024
Kodi i ri Zgjedhor/ Mediu: Listat janë mbyllur 90%, miopi nga opozita

Deputeti Fatmir Mediu, duke folur në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se ka dy vende në Ballkan që nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme: Serbia dhe Shqipëria.

Mediu tha se ne si vend anëtar i NATO-s duhet të plotësojmë të gjitha detyrimet. “Reforma zgjedhore është për qytetarët, që ata të votojnë të lirë dhe ndershmërisht”, tha Mediu, duke shtuar se sot kemi arritur në fazën ku Damian Gjiknuri flet edhe në emrin e opozitës.

Duke folur për koalicionet, Mediu tha se nëse nuk do të ishin prishur koalicionet, sot do të kishim një tjetër mazhorancë.

“Idiotësia për të lënë Parlamentin, idiotësia e bojkotit të zgjedhjeve lokale, bënë që ne sot të jemi në këtë situatë. Duhet të një reformë zgjedhore dhe jo marrëveshje miope, që i shërbejnë vetëm atyre që thonë: a do të jemi ne në Kuvend apo jo?”, tha Mediu.

Referuar formulës së përdorur për listat e kandidatëve, ku 1/3 janë të diksuar, Mediu tha se pothuajse 90 % e deputetëve të Parlamentit të ardhshëm janë caktuar apriori.

“Kam propozuar që në rastet e koalicioneve të përbëra, jo më shumë se 1/3 e listës së kandidatëve mund të jenë të fiksuar, por kjo të lihej në dorë të partive dhe jo të ishte e sanksionuar. Propozimin që kam bërë kam pasur parasysh mbrojtjen e disa figurave politike, që mund të angazhoheshin në fushatë në të gjithë vendin. Mbyllja e listave me formulën e propozuar është 90%”, tha Mediu.

Lidhur me votën e Diasporës, Mediu tha se është detyrim. “Nuk është vetëm vota e diasporës, por ajo duhej të ishte pjesë e garës. Por me mbylljen e listave, ju ia hiqni këtë mundësi. Kemi mbështetur draftin e propozuar nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, tha Mediu. Ai u shpreh se shoqëria shqiptare ka nevojë të gjenerojë marrëdhënie, por jo me kryetarin e Partisë, por të deputetit me qytetarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI