Flash

Gjiknuri gjen mënyrën më të sofistikuar për të mbrojtur paktin e Ramës me "non-gratën"

Lapsi.al 26 July 2024
Gjiknuri gjen mënyrën më të sofistikuar për të

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka bërë një mbrojtje ndryshe paktit që shefi i tij, Edi Rama, bëri me atë ishte zotuar se kurrë nuk do të negocionte, "non gratën" Sali Berisha.

Gjiknuri filloi argumentimin e tij pro paktit Rama-Berisha duke thënë se Kodi i Ri Zgjedhor përmbush të gjitha kërkesat e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votimin e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit.

“Kodi Zgjedhor që miratojmë sot zgjidh në mënyrë shteruese të gjitha boshllëqet e konstatuara nga Gjykata Kushtetuese për sa i përket votës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Projekti i propozuar me një qasje liberale propozon që çdo shtetas shqiptar që për një arsye pune, shërbimi, apo çfarëdolloj arsyeje jeton për një kohë të gjatë jashtë vendit mund të regjistrohet dhe voton në zgjedhjet e vitit 2025. Zgjedhësi do të regjistrohet në listë të veçantë që administrohet nga KQZ në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile”, tha Gjiknuri duke vazhduar avokatinë e tij pro paktit të shefit të tij me "non gratën".

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Duke u ndalur tek akuzat se marrëveshja zgjedhore nuk i hap listat, Gjiknuri theksoi se “miti i mbylljes së konkurrencës bie nga shifrat dhe përllogaritjet e bëra”. 

Gjiknuri tha se me kodin e ri janë në lojë 40 mandate të cilat do të përcaktohen nga qytetarët, më shumë dhe nëse listat do të ishin të hapura. Halli më i madh që ka Gjiknuri, duket se është respektimi i kuotave gjinore.

“Edhe sikur të kemi listat 100%, e dini sa mandate do të ndryshonin në renditje, referuar rezultatit të 2021? Vetëm 34 mandate dhe nuk do kishim garanci për kuotat gjinore. Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate”, tha Gjiknuri. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Andi Bushati: Berisha e vrau opozitën me listat e mbyllura

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI