Flash

Dash Shehi sfidë deputetëve: Kush e mban veten për trim të sabotojë paktin Rama-Berisha

Lapsi.al 26 July 2024
Dash Shehi sfidë deputetëve: Kush e mban veten për trim të

Deputeti opozitar Dashamir Shehi ka dalë kundër marrëveshjes PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku kryetarët e partive do të kenë mundësi të “çimnetojnë” pjesën më të madhe të kandidatëve fitues.

Shehi tha se nuk do e votojë këtë ligj, teksa akuzoi kolegët opozitarë se po votojnë një listë gjynahqarësh, ndërsa sfidoi deputetët që ta sabotojnë këtë ligj nëse janë trima.

Për Shehin, këto ndryshime janë sajesa nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin.

“Vetëm në Shqipëri ekziston ky ligj barbar që ti nuk i lejon njerëzit të votojnë. E dyta i ke hequr qytetarëve të drejtën për të zgjedhur. Edhe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. E treta po me ligj, votat i numëron ti të atyre që janë rivalët e tu dy partitë e mëdha, nuk ka në asnjë vend të botës. Kjo është një sajese e ndërtuar nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend ta lëshoje.

Unë i drejtohem opozitarëve. Këta janë në pushtet dhe mbrojnë interesat e veta, po ju ca mbroni?  Një sistem që projektin fitoren pala tjetër dhe ju e votoni me duart tuaja. Për një listë gjynahqarësh që do presin tek lista e kryetarit, për këtë e bëni? Çfarë vlerë ka për ne si opozitarë kjo?  Ky vendi ynë gjoja quhet vendi i shqiponjave, kot fare se nuk ka ndonjë lidhje. Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, hapni dhe derën nuk fluturojnë se në kafaz është ngrohtë. Pi ujë ha dhe fara.

Kush e mban veten për trim, mos bëjë trimëri të kota, por ta sabotojë këtë ligj. Ata e votojnë si të duan se janë në avantazh, turpi është i joni që votojmë një ligj që të humbim me dorën tonë për të shpëtuar ca burokratë partie ndoshta edhe disa interesaxhi. Unë nuk e votoj këtë ligj”, tha Shehi.

Lexo më tej: Pakt i ri Rama-Berisha për lista pothuajse të mbyllura 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI