Flash

Sean Paul zbulon nëse do tërhiqet nga muzika

Lapsi.al 25 July 2024
Sean Paul zbulon nëse do tërhiqet nga muzika

Sean Paul ka zbuluar së fundmi nëse do tërhiqet nga muzika.

"Jo, nuk do tërhiqem," i tha Paul medias në një video të TikTok, duke shtuar: " Sa vjen e bëhet më e vështirë. Bëhet më e vështirë sidomos kur kalojnë vitet."

“Por më mban të ri”, vazhdoi interpretuesi i “Temperature”. "Kam lexuar dje një artikull që thoshte nëse merrni pjesë në dy koncerte ose dy festivale çdo muaj, do të fitoni nëntë vjet në jetën tuaj, kështu që unë do të jetoj përgjithmonë! E dini se çfarë dua të them?"

Duke i qëndruar besnik fjalës së tij, Paul nuk po ngadalësohet. Pasi përfundoi disa festivale ndërkombëtare gjatë dy muajve të fundit, ai do të performoj në të gjithë Kanadanë në gusht dhe shtator.

Albumi i fundit i Paul, Scorcha, u publikua në vitin 2022, megjithëse ai ka publikuar disa këngë dhe bashkëpunime gjatë viteve të fundit - duke përfshirë "Light 'Em Up" me Will Smith për kolonën zanore të Bad Boys: Ride or Die në qershor.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI