Flash

Rikthehet Celine Dion

Lapsi.al 25 July 2024
Rikthehet Celine Dion

Celine Dion është në “fazat përfundimtare” të zgjidhjes së detajeve për një koncert në Las Vegas, raportoi TMZ të mërkurën.

“Në thelb është një punë e përfunduar. Ajo po e bën atë,” siguroi një burim për TMZ, ndërsa një burim i dytë i brendshëm se “ajo dëshiron të rikthehet në skenë”.

Dion njoftoi diagnozën e saj, sindromën e  personit të ngurtë ("Stiff Person Syndrome") në dhjetor 2022, gjë që rezultoi në një ndërprerje të pacaktuar nga performanca.

“Kam qenë duke u përballur me probleme me shëndetin tim për një kohë të gjatë dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, u tha ajo fansave në një video emocionuese në rrjetet sociale.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se kishte në plan të performonte sërish. “Gjithçka që di është të këndoj. Është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë”, shtoi artistja. Sindroma e personit të ngurtë prek një deri në dy në një milion njerëz dhe shkakton ngurtësi dhe spazma të dhimbshme të muskujve në të gjithë trupin, sipas Klinikës Cleveland.

Ndërsa plani i Las Vegasit ende nuk është konfirmuar nga Dion, fansat presin ta shohin atë të kthehet në skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Olimpiadës së Parisit 2024 të premten. Edhe performanca e saj nuk është konfirmuar, por ajo përshëndeti fansat në hotelin Royal Monceau në Paris të hënën përpara Lojërave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI