Flash

Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Lapsi.al 25 July 2024
Publikohet traileri i filmit për jetën e Bob Dylan

Është publikuar traileri i parë i filmit “A Complete Unknown”, biografia për Bob Dylan. Aktori Timothée Chalamet luan rolin e muzikantit, ndërsa Elle Fanning luan partneren e këngëtarit, Sylvie Russo.

"Në Festivalin Folklorik të Njuportit të vitit 1965, një i ri Bob Dylan ‘prish’ skenën e muzikës popullore, duke përqafuar tingullin elektrik dhe duke e ngritur rock-un si zërin e një brezi të tërë – duke përcaktuar një nga momentet më transformuese të muzikës së tij të shekullit të 20-të{, thuhet në përmbledhjen  për filmin.

Me regji të James Mangold dhe kastin e kompletuar ndër të tjerë Edward Norton, Monica Barbaro, Boyd Holbrook, “A Complete Unknown” do të shfaqet premierë këtë dhjetor.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=TcNNteP22gQ[/embed]

Të këshilluara

Rikthehet Celine Dion

Celine Dion është në “fazat përfundimtare” të zgjidhjes së detajeve për një koncert në Las Vegas, raportoi TMZ të mërkurën. “Në thelb është një punë e përfun...

16:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI