Flash

Rama shpërfill Kushtetuesen/ Xhaçka humbi hotelin, por do mbajë mandatin

Lapsi.al 24 July 2024
Rama shpërfill Kushtetuesen/ Xhaçka humbi hotelin, por do mbajë

Pavarësisht kundërvënies publike që ka shfaqur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mazhoranca refuzon t'i bindet për mandatin e Olta Xhaçkës, për të cilën opozita thotë se ishte në konflikt interesi kur i dha të shoqit statusin e investitorit strategjik për një hotel me 5 yje në Dhërmi. Në një bisedë me gazetarët këtë të martë, kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi përsëriti qëndrimin se duhej pyetur "Venecia" për këtë çështje sepse nuk mund t'u imponohej deputetëve ngritja e kartonit jeshil për këtë çështje.

“Në rastin konkret është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin që do të duhet që një deputet apo të gjithë deputetet duhet të vetojnë në një formë të caktuar, të detyruar apo jo. Ky është një debat që nuk ka marrë dhe nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi Gjykata Kushtetuese në gjykimin tonë ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese që nuk ia lejon vetë kushtetuta.

Një vendim që vjen në parlament për t'u votuar, vullneti i deputetit është i pavarur, madje Kushtetuta thotë që deputeti nuk mban përgjegjësi për votën e dhënë prej tij.

I vetmi moment kur kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar, është kur i jepet e drejta opozitës për të ngritur Komisionet Hetimore. Është edhe një moment tjetër kur pas disa mbledhjeve për shortet, deputeti është i detyruar të votojë. Këto janë dy momentet.

Ne kemi vendosur që këtë ngërç me Gjykatën Kushtetuese ta zgjidhim duke kërkuar një mendim në Komisionin e Venecias”, tha Çuçi.

Socialistët kanë gati një vit që po e zvarrisin çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Megjithatë pas skandalit, Gjykata Kushtetuese pati mundësinë të merrte një vendim, por përfitoi nga rasti që opozita i nisi dy kërkesa dhe e shmangu vendimmarrjen, duke i rikthyer procedurat nga fillimi në parlament.

Artan Gaçi është një nga miqtë e rinisë së Edi Ramës, ndërsa bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka u bë pjesë e PS pas një karriere të shkurtër në organizatën "Mjaft" të drejtuar nga Erjon Veliaj.

Çifti Gaçi-Xhaçka kërkuan të përfitonin nga statusi i investitorit strategjik për një investim në Dhërmi, por duke qenë se vendimi merrej nga qeveria ku bënte pjesë Xhaçka si ministre e jashtme, kjo u konsiderua konflik interesi nga opozita, që kërkoi heqjen e mandatit të saj në kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI