Flash

Syzet e John Lennon dalin në ankand

Lapsi.al 22 July 2024
Syzet e John Lennon dalin në ankand

Një palë syze të rrumbullakëta me ngjyrë blu, dhënë nga John Lennon një burri që po vizitonte Abbey Road Studios, do të dalin në shitje. Syzet e stilit John Lennon, pritet të kushtojnë deri në 3500 euro.

Një koleksion fotografish të realizuara në studio duke përfshirë disa të shkrepura ditën e fotosesionit për kopertinën e albumit të The Beatlesjanë gjithashtu në shitje, shkruan BBC.

Artikujt do të shiten në ankand më 31 korrik në Farleigh Golf Club në Surrey. Një zëdhënës i Catherine Southon Auctioneers & Valuers tha se syzet iu dorëzuan një burri, i cili ishte me të dashurën e tij, nga vetë Lennon.

“I riu pa syzet  në piano dhe shkoi t’i merrte, por e dashura e tij e atëhershme i tha t’i linte, për të cilën Lennon u përgjigj, ‘është në rregull, ai mund t’i marrë ato”’, thanë ata.

Të këshilluara

Noizy: Librat më duken "boring", nuk i lexoj

Reperi i njohur Noizy, i ftuar në podkastin “Zë me Mirën”, ndryshe nga herët e tjera ka folur rreth jetës së tij private. Përveç hiteve të tij dhe për rrugën...

11:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI