Flash

Ekskluzive/ Masakër në Memaliaj, raportohet për 3 të vrarë nga fisi Kalemaj

Lapsi.al 21 July 2024
Ekskluzive/ Masakër në Memaliaj, raportohet për 3 të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Lapsi.al mëson nga të dhënat e para se janë ekzekutuar 3 persona nga fisi Kalemaj.

Viktimat janë babai, vëllai dhe një kushëri i Adriatik Kalemajt. Sidoqoftë pritet ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Paraprakisht Lapsi.al mëson se viktimat janë Gëzim Muka, Shyqo Kalemi dhe Marsel Çela.

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi.  Adriatik Kalemaj është një person me precedentë penalë që i ka shpëtuar disa atentateve. I pari në ishull Paxos në Greqi, më pas një tjetër në burgon e Athinës "Korydalos".

Ndërkohë një vëllai të tij i bënë atentat në Unazën e Madhe të Tiranës teksa po lëvizte me një makinë tip "Smart". Saga kriminale e përpjekjeve për të eleminuar Adriatik Kalemajn nisi pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt e më pas Edmond Papës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI