Flash

Në kërkim për 110 kg drogè, 39-vjeçari arrestohet në Shëngjin me dokumenta ukrainase

Lapsi.al 19 July 2024
Në kërkim për 110 kg drogè, 39-vjeçari arrestohet

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas i cili qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë.

39-vjeçarit me inicialet S.B. i janë sekuestruar dokumentet false.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika në Itali 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e arrestimit në Shëngjin, shtetasi S.B. kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas në Itali.

Të këshilluara

Vangjush Dako përfiton gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohe...

15:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI