Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

“I di ai arsyet përse e solli”, edhe PD kundër kreut të KLSH për akulloret: Bëri gabim!

Lapsi.al 19 July 2024
“I di ai arsyet përse e solli”, edhe PD kundër kreut

Me raportimin vjetor të kryetarit të KLSH në Komisonin për Ekonominë dhe Financat në Kuvend nuk ishte kritike vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Sidomos në rastin kur kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, përmendi auditin e vitit 2021 ndaj veprimtarisë së AKU e ku pretendonte se ky institucion nuk kishte marrë asnjë masë ndaj një sasie akulloresh të sinjalizuara si të kontaminuara. Deputetja Jorida Tabaku sot në mbledhjen e komisionit duke iu referuar këtij rasti e quajti të gabuar atë që tha kreu i KLSH.

“Për mua kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit bëri gabim që e solli atë rast. Bëri gabim, nuk duhet diskutuar ajo pas 3 vitesh. I di ai arsyet përse e solli. Duhet të na takonte ne ta lexonim këtë raport dhe të shikonim kush ka përgjegjësi”, tha Tabaku.

Deputetët e mazhorancës në komision e kundërshtuan që atë ditë kryetarin e KLSH, duke iu treguar reagimin e shpejtë të AKU sapo ishte sinjalizuar rasti. E po kështu një ditë më vonë vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shpjegoi hapat dhe veprimet e menjëhershme që ndërmori për këtë rast duke e tërhequr nga tregu sasinë e akulloreve të kontaminuara dhe duke e asgjësuar. Pavarësisht insistimit të deputetëve të PS-së në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, nuk dha një shpjegim se përse foli për një çështje të 3 viteve më parë dhe për më tepër duke thënë një të pavërtetë se AKU s’kishte kryer asnjë veprim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI