Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Daçiç: Do kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania, nuk e besoj historinë e vjedhjes së dokumenteve

Lapsi.al 19 July 2024
Daçiç: Do kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit. Ky i fundit u qëllua sot për vdekje nga policia serbe në afërsi të Lloznicës, pasi e akuzojnë se ka vrarë një efektiv serb.

Ministri serb e dha këtë deklaratë për televizionin publik të Serbisë, duke shtuar se nuk i beson historisë me vjedhje të dokumenteve të vëllait në Gjermani. Ai pretendon se gjithçka ishte e menduar dhe se Artani ia ka dërguar dokumentet vëllait të tij Fatonit.

“Nuk është fundi, ne kemi arrestuar tashmë të gjithë personat që kanë lidhje me këtë ngjarje. Ai kishte marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Lloznicë, e më pas në BeH”, ka thënë Daçiç.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI