Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj

Lapsi.al 18 July 2024
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 18 korrik lënien në fuqi shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj. Vendimi në Kolegj u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Sokol Çomo, Albana Shtylla e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Tafilajt kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, Tafili mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe për aspektin profesional u çmua se kishte treguar cilësi të mira, gjykim të drejtë, si dhe kishte respektuar të drejtat e palëve, duke u konsideruar i aftë.

Dorjan Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe u emërua si prokuror në vitin 2000 në prokurorinë e Vlorës. Ai punoi edhe në Prokurorinë e Korçës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Fierit në vitin 2016./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI