Flash

Zjarr në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, shtëllungat e tymit 'pushtojnë' zonën

Lapsi.al 17 July 2024
Zjarr në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit,

Fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth, e cila është një zonë e banuar nga qindra familje. Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor. Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin. Edhe gjatë verës së 2023, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

Të këshilluara

Tajlanda heq vizat për shtetasit e Kosovës

Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thën...

22:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI