Flash

Halsey drejt fejesës me aktorin?

Lapsi.al 17 July 2024
Halsey drejt fejesës me aktorin?

Halsey mund të jetë fejuar me partnerin e saj, Avan Jogia.

Artistja nxiti aludimet pasi u fotografua me një unazë në dorën e majtë, ndërsa të dy shijuan një piknik romantik të shtunën pasdite në New York City.

[gallery ids="931275,931276"]

Dyshja ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në shtator 2023, kur u panë duke u puthur në Los Angeles. Muajin tjetër, Halsey e bëri lidhjen  e tyre zyrtare në Instagram kur postoi foto nga paraqitja e tyre në Javën e Modës LA.

Muaj përpara se të dilte publikisht me Jogia, kandidatja për Grammy u nda nga Alev Aydin pas më shumë se katër vitesh së bashku. Ish-çifti ka djalin 3-vjeçar Ender Ridley.

“Ndarja me ta është krejtësisht miqësore dhe ata janë bashkë prindër, ata do të rrisin djalin e tyre së bashku”, tha një burim për Page Six në atë kohë.

Halsey më parë kishte qenë e lidhur romantikisht me Matty Healy, Lido, Machine Gun Kelly dhe G-Eazy.

Të këshilluara

Përmbytet shtëpia luksoze e reperit Drake

Reperi Drake ka postuar në Instagram një video të përmbytjes në rezidencën e tij. Në Story-n e tij në Instagram, Drake postoi një video nga dhoma e tij, ndër...

16:25

Publikohet fotoja e fundit të Shanenn Doherty

Shannen Doherty u pa duke shëtitur me miqtë vetëm disa javë para vdekjes së saj. Aktorja e “90210” dhe “Charmed” u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi u d...

20:26

Eddie Murphy i jep fund beqarisë me modelen

Eddie Murphy dhe Paige Butcher janë martuar zyrtarisht. Aktori dhe modelja u martuan gjashtë vite pas fejesës së tyre. Ata kanë gjithashtu një vajzë 8-vjeçar...

20:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI