Flash

Beleri kërkon të drejtën për vetëvendosje në Himarë

Lapsi.al 17 July 2024
Beleri kërkon të drejtën për vetëvendosje në

Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për ANT1 në Greqi një ditë pasi u lirua nga burgu në Shqipëri. Ai ka folur për betimin si eurodeputet në Strasburg, ndërsa ka falenderuar Kiriakos Micotakis për kandidimin.

Ndërkohë, duke folur për Himarën, Beleri ka kërkuar të drejtën për vetëvendosje. "Ne duhet të kemi të drejta civile. Duhet të kemi të drejtën për vetëvendosje" tha ai.

Duke folur për dënimin ai tha se do të kthehet në burg së shpejti. "Kam bërë një kërkesë për lirimin nga burgu. Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Nuk do të largohem. Do të përballem me dënimin tim, cilidoqoftë ai" tha Beleri. Sipas gazetës, Beleri ka thënë se Himara është e banuar nga grekë dhe shqiptarë që kanë bashkëjetuar për shumë vite dhe se kështu duhet të vazhdojë të jetë.

"Shumë raste kanë treguar se drejtësia dhe ndarja e pushteteve nuk funksionojnë. Shqipëria është një vend europian gjeografikisht dhe unë dua të besoj se është ashtu edhe kulturalisht. Por lidershipi atje nuk ka bërë përpjekje për t'u afruar me Bashkimin Europian" ka thënë ai.

Të këshilluara

Tajlanda heq vizat për shtetasit e Kosovës

Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thën...

22:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI