Flash

Vettingu, gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha shkarkohet nga detyra

Lapsi.al 16 July 2024
Vettingu, gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha shkarkohet nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha, më 25 shkurt 2022, pasi konstatoi mosdeklarim dhe mungesë të burimeve për pasuritë e prindërve. Gjyqtarja bëri ankimin të vendimit të KPK, pas shkarkimit nga detyra, por ky vendim është lënë në fuqi nga KPA.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 19/2022, datë 20.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 513, datë 25.02.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 513, datë 25.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha”, thuhet në vendim.

Të këshilluara

Tajlanda heq vizat për shtetasit e Kosovës

Tajlanda ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thën...

22:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI