Flash

Pyetjet e PD për Altin Dumanin shqetësojnë Ermonela Felajn

Lapsi.al 15 July 2024
Pyetjet e PD për Altin Dumanin shqetësojnë Ermonela Felajn

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka bërë disa pyetje për shefin e SPAK, Altin Dumanin në lidhje me dosjet që janë në hetim. Pyetjet kishin të bënin me hetimet për Erjon Veliajn dhe Edi Ramën, por ndërkohë që Hoti fliste, drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka ndërprerë fjalën me preteksin e shkeljes së rregullores.

Sipas Felajt pyetjet nuk ishin të përshtatshme dhe se nuk mund t'i drejtohej Dumanit me hamendësime për dosjet hetimore. është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë të opozitës që Ermonela Felaj të kthejë vendimin e saj dhe të lejojë deputeten e PD të marrë fjalën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI