Flash

Mikrokreditë/ Dumani: Nuk ka pushim të çështjes për guvernatorin Sejko!

Lapsi.al 15 July 2024
Mikrokreditë/ Dumani: Nuk ka pushim të çështjes për

Prokuroria e Tiranës tentoi ta pushojë hetimin për guvernatorin Gent Sejko për çështjen e mikrokredive, por SPAK ende nuk ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë. Këtë la të kuptohet Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme që foli për çështjen e mikrokredive pasi dosja e tyre u transferuar në SPAK, pasi pjesë e hetimit është edhe guvernatori Gent Sejko.

"Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posacme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim" tha Dumani.

Thuajse 100 mijë familje ranë pre e një skeme mashtrimi për mikrokreditë, që vijoi me sekuestrimin e pronave dhe shumëfishimin e shumave të kredive në mënyrë abuzive.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI