Flash

Iu vendos tritol/ Kush është Xhovana Nikolli, e dashura e “Shkodranit”

Lapsi.al 15 July 2024
Iu vendos tritol/ Kush është Xhovana Nikolli, e dashura e

Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.

Nikolli, se bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të të dashurit të saj, Amarildo Nikolli.

E reja rezulton një personazh i njohur në rrjetet sociale , ndërsa dy ditë më parë mësohet se ka publikuar edhe një video kundër vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.

Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah.

Nga shpërthimi me tritol në Elbasan një ditë më parë u shkaktuan dëme të shumta materiale si dhe u plagos një 29-vjeçar Enea Thomaraj i cili u gjet në vendin dhe kohën e gabuar.

Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregoi se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Të këshilluara

Del albumi i Eminem "Vdekja e Slim Shady"

Eminem publikon albumin e tij të ri dhe të shumëpritur "The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)", i cili shënon lamtumirën përfundimtare të alter egos ikonike, ...

18:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI